Lëngu i Qepës për Rritjen e Flokëve – A Funksionon Vërtetë?

0
45

Jo vetëm për gatim, qepët mund t’i përdorni fare mirë edhe jashtë kuzhinës.

Megjithëse kanë një erë karakteristike që për disa edhe nuk preferohet duket se me anë të vlerave te tyre kanë gjetur vend edhe në trajtimet e bukurisë.

Shpesh përdoret si një kurë natyrale për të rritur flokët e për t’i bërë ata më të shëndetshëm.

Por a është vërtetë efektiv përdorimi i lëngut të saj në flokët tuaj?

Çfarë thonë ekspertët dhe çdo pyetje që mund t’ju ketë lindur mbi përdorimin e qepës si një kurë natyrale, AgroWeb.org e shpjegon për ju në këtë artikull.

Çfarë thonë ekspertët?

Megjithëse studimet e të dhënat për këtë çështje janë të pakta, disa të dhëna domethënëse egzistojnë.

Një studim i kohëve të fundit zbuloi se aplikimi i rregullit i lëngut të qepës në rrënjët e flokëve ndihmon në rritjen e tyre.

Pjesëmarrësit në këtë studim përdorën lëng qepe për të lyer flokët e tyre dy herë në ditë.

Nga 23 pacientë që aplikuan trajtimin, 20 pësuan rigjenerim të flokëve pas 2 muajsh përdorimi.

Ndërsa 10 të tjerë panë një rigjenerim të plotë të flokëve pas 6 muajsh.

Sipas ekspertëve ka ende vend për diskutim dhe studimet nuk janë ende të plota, por mendohet se ai që ndihmon është squfuri.

Qepët kanë sasi të mëdha squfuri në to gjë që ndihmon edhe në rritjen e flokëve, duke rritur qarkullimin e duke ulur inflamacionin si dhe rrit prodhimin e kolagjenit në kokë.

Teoria e studimit që përmendëm më lart thotë se, këto veti sulfurike ndihmojnë në rigjenerimin e flokëve dhe parandalojnë rënien e flokëve.

Kjo veçanërisht tek njerëzit që kanë mungesë mineralesh në organizëm.

Mund të luftojë thinjat

Squfuri që përmendëm edhe më lart si përbërës kryesor në rigjenerimin e flokëve mund të luajë një rol edhe tek thinjat.

Ndërsa plakemi, radikalet e lira mund të dëmtojnë flokët duke shkaktuar humbje të dendësisë së tyre si dhe humbje të pigmentit e kështu lindin thinjat.

Squfuri duke rritur prodhimin e kolagjenit lufton radikalet e lira duke lënë një efekt parandalues për thinjat.

Lufton problemet me skalpin

Për shkak se lëngu i qepës është një antinflamator natyral, ai mund të përdoret gjithashtu për të trajtuar skalpin e irrituar të kokës.

Një studim tregoi që ekstrakti i qepës i aplikuar në mënyrë të vazhdueshme pati efekte pozitive në shërimin e skalpit me probleme.

Megjithatë ekspertët nuk janë ende të sigurtë mbi efikasitetin 100% të këtij lëngu në rritjen e flokëve apo daljen e flokëve të rinj.

Gjithsesi duke qenë një trajtim me bazë natyrale gjithsecili mund ta provojë duke lënë mënjanë bezdinë e aromës së qepës.

Si ta përdorni

Mjafton të qëroni katër qepë ta prini në copa të vogla e më pas t’i shtypni mirë për t’i nxjerrë lëngun.

Ose mund ta shtrydhni dhe të merrni lëngun për ta aplikuar më pas në të gjithë zonën e skalpit të kokës me lëvizje rrethore.

Lëreni në kokë derisa të thahet e më pas mund ta shpëlani.

Ky trajtim duhet përdorur për disa muaj rresht ndaj për të mposhtur erën mund të shtoni disa pika vaj esencial rozmarine, lavande apo trëndafili./AgroWeb.org

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu