Lewandowski përshëndetet me bavarezët: Ishin 8 vite fantastike

0
54

Robert Lewandowski do të nisë një eksperiencë të re me Barcelonën, pasi Bayern Munich e ka pranuar ofertën.

Ende nuk ka firmë mbi kontratë, por besohet se nuk do të ketë surpriza.

Robert Lewandowski ndërkohë është përshëndetur me shokët e skuadrës ditën e sotme.

“Këto tetë vite kanë qenë speciale dhe nukydo t’i harroj. Kam kaluar një kohë të mrekullueshme në Munih.

Do të rikthehem sërish pas për të falënderuar të gjithë punonjësit e klubit”, është shprehur Lewandowski. / abcnews.al