“Librat janë të shkatërruar”, ish-kryebashkiakja e Prrenjasit denoncon: Ku e kanë arsimin falas?

0
57

Ish-kryebashkiakja e Prrenjasit Miranda Rira ka denoncuar nga Ministria e Arsimit situatën e librave që jepen falas për vitin e ri shkollor 2022-2023.

Ajo u shpreh se librat janë të plotësuar dhe të shkatërruar plotësisht. Rira u shpreh se arsimi falas është një mashtrim pasi prindërit me gjendjen që janë librat detyrohen të shkojnë dhe t’ i marrin ato të reja për fëmijët e tyre.

“Ky është një tekst i gjuhës shqipe është i shkatërruar. Teksti është i plotësuar me laps ose stilolaps dhe shumica e faqeve janë jo vetëm me shënime, por dhe me vlerësime nga mësuesit.

Dhe për ta konkretizuar sot mund të shikoni se  çfarë gjendjesh shkarravinash janë librat, në kuadër kur ministria thotë se librat janë falas.

Para se ministrja të dalë e të thotë arsimi falas unë u them: ku e kanë arsimimin falas, kur librat janë në një dëmtim të plotë. Si mundet një fëmijë në klasën e 3 të mësojë me një libër zhgarravinë dhe prindërit detyrohen ti blejnë?!”  tha ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu