Librazhd, pamje mahnitëse e liqenit të ngrirë në Fushë-Studë

0
259

 

Reshjet e borës që ranë natën e fundit në qarkun e Elbasanit veç vështirësive që sollën në akset rrugore kanë sjellë edhe pamje të mrekullueshme për adhuruesit e borës. Mëngjesin e sotëm bora ka mbuluar fshatrat Sopot,  Polis Vilan, Stëbleve, Rrajcë-Bardhaj, Skroskë, Shebenik,Stravaj, Gurakuq, Rinas, Zdranjsh,  Fushë Studë,Qarrishtë etj. Trashësia e dëborës deri në 20 cm. Dëbora ka rënë nga lartësia mbi 700 metra mbi nivelin e detit.

Në Njësinë Administrative të Steblevës dhe Fushë student në Bashkinë e Librazhdit  bardhësia e dëborës I ka dhenë një pamje të mrekullueshme fshatit turistik. Në  Fushë-Studë , liqeni  piktoresk me të njëjtin emër aktualisht ka ngrirë në sipërfaqe në një trashësi prej disa centimetra.

Pamja spektakolare e Liqenit të Fushë Studnes me sipërfaqen prej akulli dhe i rrethuar nga bardhësia e borës i ngjan  një pikture natyrale fantastike në të cilën treten e harmonizohet e dukshmja dhe e padukshmja.

Pamje të tilla përrallore dhe të paimagjinueshme si Liqeni i Fushë Studes gjatë stinës së Dimrit ofrojnë edhe liqenet e Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë të cilët janë kthyer destinacion i përhershëm për turistët e aventurës që më së shumti janë të huaj.Në Steblevë të Librazhdit trashësia e dëborës mëngjesin e kësaj të marte ishte rreth 20 cm ndërsa në Parkun Kombëtar Shebenik Jabllanicë 35-40 cm. Me të njëjtën pamje të magjishme u zgjua sot edhe pika turistike e Funarit ku bardhësia I dha një pamje të mrekullueshme liqeneve. Këto dy pika turistike mbeten ndër më të preferuarat në qarkun e Elbasanit sa I takon turizmit të bardhë.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm