“Lukaku do Inter”, Marotta: Po presim për Chelsea, ende nuk i dimë planet e tyre

0
46

Rikthimi i “bomberit” belg, Romelu Lukaku tek Inter nuk shkoi ashtu siç pritej, me sulmuesin që u dëmtua që në fillim të sezonit, duke humbur kështu një pjesë të madhe të ndeshjeve për klubin “zikaltër”.

Mirëpo, në këtë fund sezoni, belgu është rikthyer afër formës së tij më të mirë, teksa po shënon ndeshje pas ndeshje, duke treguar gjithnjë e më shumë dashurinë e tij për fanellën “zikaltër”, dashuri e cila e ktheu sërish në huazim tek Inter, pas një viti të keq te “blutë” e Chelsea.

Kontrata aktuale e belgut konstaton në një vit huazim, me opsionin për ta rinovuar për një vit, por ardhja e Mauricio Pochettino në krye të pankinës së Chelsea duket se i vështirëson goxha punët për italianët, me teknikun argjentinas që e do Lukakun si pjesë e skemave të tij.

Megjithatë, CEO i Inter, Giuseppe Marotta, duket se e ka gjetur “çelësin” e suksesit në negociatat me “blutë”, ku gjatë një interviste për mediat italiane është shpreh se Lukaku dëshiron të qëndrojë tek Inter dhe se bordi i Chelsea nuk i ka bërë ende me dije planin e tyre.

“Lukaku e do Interin, ai dëshiron të qëndrojë me ne. Romelu ndihet shumë mirë këtu.

Negociatat me Chelsea? Ai është në huazim deri më 30 qershor, pastaj ne nuk dimë ende planet e Chelsea. Ne po presim për këtë”,- u shpreh Marotta gjatë mini-“intervistës” në një prej radiove italiane. /i.m /abcnews.al