Madonna tejkalon limitet/ Përballet me komente negative pasi publikon foto provokuese në moshën 63-vjeçare

0
136

Madonna ka ripostuar versionet e edituara të disa fotografive eksplicite në “Instagram” e saj këtë javë, pasi ato u hoqën për shkelje të udhëzimeve të komunitetit.

Në një titull të gjatë, artistja 63 vjeçare, i cilësoi strikte politikat e “Instagramit” për lakuriqësinë, si ‘seksiste’ dhe e krahasoi stigmën e palëkundur sociale rreth gjirit të femrës me atë të ‘gënjeshtrave’ të treguara për trajtimin ‘paqësor’ të pelegrinëve ndaj vendasve.

“Unë po ripostoj fotografi të hequra nga ‘Instagram’ pa paralajmërim apo njoftim… Arsyeja që ata i dhanë menaxherit tim, ishte se një pjesë e vogël e dekoltesë sime ishte ekspozuar”, tha ajo, shkruan “DailyMail”.

“Është ende befasuese për mua që ne jetojmë në një kulturë që lejon të tregohet çdo centimetër i trupit të një gruaje, përveç një thithi. Sikur kjo të jetë e vetmja pjesë e anatomisë së një gruaje që mund të seksualizohet. Thitha që ushqen bebin”, shkroi këngëtarja.

 

“A nuk mund të përjetohet dhe thithka mashkullore si erotike??!! Po të pasmet e femrave pse nuk censurohen askund”, pyeti ajo.

“Duke falënderuar që kam arritur të ruaj mendjen time të shëndoshë gjatë katër dekadave të censurës… seksizmi… ageizmi dhe mizogjinia. Përshtatur në mënyrë të përkryer me gënjeshtrat që ne jemi rritur të besojmë për pelegrinët që thyenin bukën në mënyrë paqësore me indianët amerikanë vendas kur ata zbarkuan në Plymouth Rock! Zoti e bekoftë Amerikën”, përfundoi Madonna përpara se të shtonte hashtag-un “#artistsareheretoturbthepeace”.

 

Udhëzimet zyrtare të komunitetit të “Instagramit” thonë në mënyrë eksplicite se lakuriqësia nuk lejohet në platformë dhe se gjoksi i femrës përfshihet nën atë ombrellë.

Ekzistojnë përjashtime nga rregulli si ‘fotot në kontekstin e ushqyerjes me gji, momentet e lindjes dhe pas lindjes, situatat e lidhura me shëndetin (për shembull, post-mastektomia, ndërgjegjësimi për kancerin e gjirit ose operacioni i konfirmimit gjinor) ose një akt proteste’.

 

Lakuriqësia e treguar në piktura dhe skulptura është gjithashtu e lejuar.

Kur Madonna publikoi fotografitë e pa-edituara në ‘Instagram’ të mërkurën në mbrëmje, ajo shkaktoi valë tronditëse në rrjetet sociale, madje arriti deri në alarmimin e fansave të saj të devotshëm.

 

Në serinë e imazheve të bëra në një shtrat, Madonna kishte veshur të brendshme ndërsa pozicionohej në një sërë fotografish komprometuese, duke përfshirë imazhe që tregonin gjoksin e saj të zhveshur dhe fundin e saj me dizajn rrjete.

Fansat e saj të befasuar vërshuan me shpejtësi seksionin e komenteve, me një shumicë të tronditur nga shkrepjet ‘pornografike’, ndërsa të tjerët e lavdëruan yllin për postimin e saj të guximshëm, i cili vjen pas polemikave të mëtejshme në “Instagram”.

 

Përdoruesit e “Instagram” shkruanin: “Kjo po bëhet disi e turpshme tani. Fëmijët tuaj duhet të jenë shumë krenarë për ju. Ndaloni së shfaquri të pasmet tuaj”.

“Tani është thjesht pa klas dhe nuk ka të bëjë me moshën tënde… Pse Madonna?… Pse zemër pse!!!???! Ti je më i mirë se kaq”, shkroi një tjetër komentues i revoltuar.

 

“Në vend që të bëni këto fotografi qesharake, bëni muzikë cilësore siç bënit dikur… Duhet ta ketë humbur dinjitetin e saj nën krevat. Po fundoset…”, ishte një tjetër koment nga një fans.

Por nuk ishin të gjitha reagimet negative, pasi pati edhe fansa të tjerë që duartrokitën Madonnën për fotografitë e saj të guximshme.

Disa fansa treguan vlerësimin e tyre duke lënë emoji me flakë, zemër dhe kurorë në komentet e ‘Mbretëreshës së Pop-it’.