Makina përplas rëndë këmbësorin në Korçë, e “marrin para” edhe disa mjete të tjera

0
79

Aksident i rëndë në afërsi të fshatit Lumalas të Korçës. Sipas burimeve një mjet ka përplasur një këmbësor që po kalonte nga një anë e rrugës në tjetrën. Sakaq ai është perplasur edhe nga disa makina te tjera, pasi nuk e kanë parë për shkak të mungesës së ndriçimit.

Ndërkohë drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes pasi ka aksidentuar këmbësorin, identiteti i të cilit nuk dihet ende.

Ka ndërruar jetë në spital këmbësori i cili u përplas nga disa makina në fshatin Lumalas të Korçës. Burri u përplas fillimisht nga një makinë, ku shoferi u largua nga vendi i ngjarjes dhe më pas edhe nga disa makina te tjera, pasi nuk e kanë parë për shkak të mungesës së ndriçimit.

Këmbësori u dërgua me urgjencë në spital por ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra.