Manaj në Premier League?

0
67

Rey Manaj në shënjestrën e Watford, skuadra që u ngjit këtë sezon në Premier League pas një beteje të gjatë në Championship.

Sipas gazetarit të njohur italian, Gianluca di Marzio, ish-sulmuesi i Spezias në pronësi të Barcelona B, është futur në listën e anglezëve që kërkojnë një sulmues të fortë fizikisht dhe kanë nisur kontaktet me katalanasit për një transferim të mundshëm të lushnjarit.

Garën për të fituar shërbimet e 25-vjeçarit, skuadra e “Vicarage Road”, duhet ta fitojë me Getafen që ka shfaqur gjithashtu interes për sulmuesin. Rey Manaj numëron 31 ndeshje me fanellën e Shqipërisë dhe ka një kontratë afagjatë me Barcelonën B që e bleu në vitin 2020 nga Albacete.

Ai u fut në listën e skuadrës së parë në sezonin 2021-2022 por nuk luajti asnjë minutë me skuadrën e Ronald Koeman.