Marrëveshja për të dënuarit me Britaninë, Manja: Lehtëson kushtet për ekstradim, na bën partnerë më të besueshëm

0
132

Marrëveshja për transferimin e të dënuarve  nga Britania e Madhe në Shqipëri është një nga më të rëndësishmet që po firmoset me vendin tonë, sipas ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja.

Në seancën parlamentare të zhvilluar ditën e sotme, Manja u shpreh se kjo marrëveshje përmirëson kushtet dhe rregullat për transferimin e personave të dënuar dhe përshtatjen e tyre sociale. Sipas Manjës, nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje na bën partnerë më të besueshëm në fushën penale dhe i hap rrugë bashkëpunimit në fushën penale me shumë vende të tjera ndërkombëtare

Manja: Marrëveshja për emigracionin e paligjshëm me Britaninë e Madhe dhe me Irlandën e Veriut është ndër më të rëndësishme që ne po miratojmë, në këtë marrëveshje Shqipëria rrit bashkëpunimin në fushën penale dhe kriminale me Britaninë. Kjo marrëveshje përmirëson kushtet dhe rregullat për transferimin e personave të dënuar dhe përshtatjen e tyre sociale. Kjo tregon se nëse shtetasit shqiptarë shërbejnë në të mirë të bashkëpunimit social do të mundet që të transferohen dhe dënimin ta vuajnë në Shqipëri afër njerëzve të dashur.

Kjo marrëveshje rregullon aspektet procedurale që kanë qenë pezull, dhe nxit bashkëpunimin e dy shteteve për personat e dënuar. Shteti marrës që kërkon personat e dënuar duhet që shtetit që kërkon transformimin të bashkëngjisë dhe dokumentacionin e plotë. Gjithashtu janë qartësuar kushtet për përshtatjen e dënimit konkret një ndër çështjet më problematike. Kjo marrëveshje zbaton mësimet e nxjerra dhe rrit bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën penale. Na bën partnerë më të besueshëm në fushën penale dhe i hap rrugë bashkëpunimit në fushën penale me shumë vende të tjera ndërkombëtare.