Masat e reja anti-COVID që do të hyjnë në fuqi

0
121

Qeveria e Kosovës po diskuton për masat e reja Anti-COVID. Nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë për Express se këto masa do të miratohen së shpejti dhe do të zbatohen nga të gjithë. Ndonëse situata me pandeminë është e qetë, masat mbrojtëse po vlerësohen të rëndësishme për të menaxhuar gjendjen me pandeminë. Zëdhënës për informim në MSh kanë thënë për Express se do t’ua propozojnë Qeverisë disa masa të reja bazuar në situatën epidemiologjike në rajon.

Qeveria e Kosovës po mban mbledhje elektronike ku po diskutohet për masat e reja Anti-COVID.

Kufizimi i qarkullimit të qytetarëve do të vazhdoj të jetë nga ora 00:00 deri në ora 05:00, ndërsa, qytetarët do të vazhdojnë të mbajnë edhe më tej maska.

Ministria e Shëndetësisë ka propozuar që çdo person që hyn në Kosovë duhet të ketë certifikatën e vaksinimit të plotë ose certifikatën e vaksinimit për vaksinimin me një dozë, jo më e vjetër se katër javë, bashkë me testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 48 orë.

Ndërsa, shtetasve të Republikës së Kosovës, si dhe personave me leje qëndrimi të përkohshëm ose të përhershëm në Kosovë, të cilët nuk posedojnë ndonjë nga dëshmitë 2.1 deri 2.3 dhe kërkojnë të hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, iu jepet mundësia të vaksinohen nga ekipet mobile të vendosura në pikën kufitare ANP “Adem Jashari (për ata që hyjnë në rrugë ajrore), dhe në pikat kufitare në Vërmicë, Merdare, Dheu i Bardhë, Hani i Elezit (për ata që hyjnë në rrugë tokësore).