Mbretëresha Elisabeth do të varroset me dy objekte të rëndësishme, ja arsyeja

0
74

Në kurorëzimin e saj, Mbretëresha mbajti një kurorë që shkëlqente me bizhuteri dhe një skeptër me diamantin e bardhë më të madh në botë.

Por një ekspert mbretëror ka parashikuar se Madhëria e saj do të varroset me vetëm dy bizhuteri, një varëse floriri dhe një palë vathë me perla.

Lisa Levinson, kreu i komunikimit në Këshillin e Diamanteve Natyrore, tha  se nuk ka gjasa që mbretëresha të varroset me ndonjë gjë tjetër përveç varëses floriri të thjeshtë të dasmës nga Uellsi,  një palë vathë me perla’.

Ajo shtoi se unaza e saj e fejesës, e cila përmban diamante të marra nga një diademë në pronësi të nënës së Princit Philip, Alice of Battenberg, ka të ngjarë t’i jepet vajzës së saj, Princeshës Anne.

Unaza e martesës së Mbretëreshës iu kalua asaj pasi iu dha prindërve të saj për martesën e tyre në vitin 1923. Filloi një traditë mbretërore për të pasur unaza martese të bëra nga ari Uells.

Koleksioni privat i bizhuterive të Madhërisë së Saj mban rreth 300 bizhu, duke përfshirë 98 karfica, 34 palë vathë dhe 15 unaza.

Bizhuteritë zyrtare të Kurorës mbahen në Kullën e Londrës. Që daton në shekullin e 17-të, koleksioni përfshin më shumë se 23,000 diamante, safirë dhe rubin.

Funerali shtetëror i Madhërisë së Saj do të bëhet në Westminster Abbey të hënën e ardhshme, pasi do qendroje në arkivolin e saj të lisit për katër ditë në Westminster Hall aty pranë.

Arkivoli i Mbretëreshës ndodhet aktualisht në Katedralen St Giles të Edinburgut, ku  më pas do të dërgohet në Buckingham Palace.