Mbrojtja e biodiversitetit/ Aparatura të reja për cilësinë e ujërave në liqenet ndërkufitare

0
379
Shoqëria Gjermane për Bashkëpunimin Ndërkombëtar, GIZ në kuadër të projektit për “Ruajtjen dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të biodiversitetit në liqenet e Prespës, Ohrit dhe atë të Shkodrës”, mundësoi instalimin e aparaturave të reja analitike për cilësinë e ujërave, në këto tre liqene ndërkufitare.
I akredituar me standardin ISO 17025, laboratori i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit të Shqipërisë, mat dhe përpunon çdo vit të dhëna mbi cilësinë e ujrave, për të siguruar informacion mbi gjendjen e tyre.
Aparaturat e reja shërbejnë për të përmirësuar më tej punën e këtij laboratori, për të siguruar monitorim të vazhdueshëm dhe me standarde të ujërave të liqeneve ndërkufitare dhe raportim gjithnjë e më cilësor në organizmat Europiane,
Liqen ndërkufitare mes shteteve fqinjë, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut përfaqësojnë një pjesë unike dhe mjaft të spikatur të trashëgimisë natyrore të Europës. Ndaj dhe puna e laboratorit të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit është përqendruar në matjen e tregueseve (nitrate, fosfate, azot amoniak etj) që janë disa nga parametrat që matin cilësinë e ujërave te këto liqene.
Në aspektin e menaxhimit rezervat ujore në liqenet ndërkufitare kanë rendësi edhe përdorimin në energji, turizëm, peshkim, transport dhe zhvillim urban, me ndikim në zhvillimin ekonomik të të gjitha vendeve.
Kjo mbështetje vjen në zbatim të Marrëveshjes së Mirëkuptimit dhe Bashkëpunimit për Cilësinë e Ujërave Ndërkufitare, nënshkruar mes agjencive respektive të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut më 20 maj 2020. /j.p/r.e/
atsh