Mbyti gruan me duar, meraku i shqiptarit nga qelia: Tani kam hallin e fëmijëve

0
312

40-vjeçari shqiptar që mbyti gruan në Lakoni të Greqisë i penduar për krimin e rëndë është shprehur se tashmë ka merakun e dy fëmijëve të mitur.

Ajo që i intereson është se çfarë do të ndodhë me fëmijët e tij. Kjo i intereson, vetëm fati i fëmijëve të tij dhe kjo nuk është pjesë e vijës mbrojtëse” deklaroi avokati i shqiptarit nga Elbasani që mbyti gruan të dielën.

Aktualisht dy fëmijët i ka marrë kunati i tij, ndërsa për ta po kujdeset edhe një psikolog.

Autori u shpreh se ishte penduar për veprimin e tij dhe pretendoi se ka humbur kontrollin kur 36-vjeçarja Elona është përballur me të dhe sipas tij e ka sharë duke i thënë se do të merrte fëmijët dhe do të largohej.

Nuk duroj që një grua të më shajë”, mësohet se ka thënë autori.

Isha i inatosur kur ajo më ofendoi, e kapa prej fyti dhe e mbyta. U turbullova dhe e mbyta kur më shau nënën time” mësohet se ka thënë gjithashtu ai.

Ngjarja ndodhi në Lakoni brenda shtëpisë së çiftit shqiptar nga Elbasani, teksa fëmijët ishin duke fjetur./ Abcnews.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu