Mbyti krushkën për shkak të borxhit, autori pranon krimin: Tutat iu hoqën kur e tërhoqa zvarrë

0
533

Fetah Marra, 58-vjeçari i cili një ditë më parë mbyti dhe hodhi në kanal fqinjën e tij Fatime Suli me të cilën kishte edhe lidhje krushqie, është lënë në burg pa afat nga togat e zeza. Para gjykatës, Marra ka pranuar krimin duke deklaruar se është penduar ndërsa shtoi se gruaja ka qenë gjysmë e zhveshur për shkak se tutat i janë hequr në momentin kur e ka tërhequr zvarrë.

“Ishte për një borxh të vogël që i kishte viktima. Shpalli pendesë në sallën e gjyqit. Për atë pretendoi se duke e tërhequr zvarrë i kanë rënë edhe tutat, kështu është shprehur para gjykatës”, ka deklaruar për mediat avokati Idriz Kazazi.

Seanca e ditës së sotme ka zgjatur për të paktën 60 minuta. Prokurori Elidon Hyseni ka kërkuar vlerësim të ligjshëm të arrestimit të marrës dhe caktim të masës “arrest me burg”. Ka qenë gjyqtarja Matilda Llangozi ajo që ka vendosur për fatin e 58-vjeçarit duke caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” pa afat.

Ngjarja e rëndë ka sjellë reagime të shumta edhe nga familjarët. Kjo pasi të afërmit e viktimës janë dyshues në lidhje me shkaqet e vërteta të vrasjes. Ata akuzojnë autorin se ka dashur të akuzojë me gruan 64-vjeçare.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 20 Janarit në lagjen “Havaleas” në fshatin Kozare të Kuçovës. 64-vjeçarja Fatime Suli u gjet në kanal gjysmë e zhveshur dhe e mbuluar me gjethe. Familjarët e kishin kërkuar prej disa orësh dhe pasi nuk e kishin gjetur njoftuan policinë. Një orë më vonë trupi i saj u gjet rreth 1 km lar banesës.

Si rezultat i autopsisë mjeko ligjore rezultoi se gruaja kishte ndërruar jetë si pasojë e mbytjes. Kjo vuri në lëvizje policinë duke marrë në pyetje banorët dhe duke këqyrur pamjet filmike në kamerat e sigurisë në disa biznese në zonë duke identifikuar edhe autorin Fetah Marra.