MBZHR hap thirrjen e dytë për projektin e bujqësisë urbane

0
116
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, synon nxitjen e bujqësisë urbane si një mënyrë e re, inovative që kontribuon në zhvillimin e sektorit.

Me mbështetjen e GIZ, Ministria e Bujqësisë ka nisur një program specifik arsimor joformal që do të prezantojë dhe edukojë të rinjtë për jetesën e gjelbër, duke krijuar shkollën e parë urbane bujqësore.

Fokusi i shkollës ‘Urban Farming’ do të jetë pajisja e të rinjve me aftësi bujqësore në zonat urbane, si çati, tarraca etj. Nga ana tjetër do të zhvillohen diskutime dhe seminare mes të rinjve dhe pedagogëve në tema të ndryshme që lidhen me bujqësinë.

MBZHR njoftoi hapjen e thirrjes së dytë për aplikim në “Urban Farming School” deri në datën 12 maj 2022.

Ky programi edukativ joformal për Bujqësinë Urbane që zhvillohet në Tulla- Cultur Center, ka për qëllim aftësimin e gjeneratave të reja për një të ardhme të gjelbër dhe të qëndrueshme në hapësirat urbane të qytetit.

Sipas MBZHR, fokus i këtij programi është ndër të tjera të mësojë të rinjtë të kultivojnë bimë në hapësirat e tyre urbane
Me këtë projekt synohet krijimi i modelit të parë të ‘shkollës urbane bujqësore’ që ofron lidhje thelbësore me ushqimin dhe natyrën në një komunitet urban, pajisja e të rinjve me aftësi bujqësore urbane për të rritur në kushte urbane produkte organike, sigurimin e forumeve për diskutim duke ftuar lektorë ndërkombëtarë dhe kombëtarë në ‘Shkollën Bujqësore Urbane’ (workshope, diskutime të hapura, forume etj.), realizimin i një programi arsimor joformal me mbi 200 pjesëmarrës në një afat kohor 12-mujor dhe krijimin i një sistemi të qëndrueshëm që do të mbulojë kostot e bujqësisë urbane dhe shpenzimet e shkollave pas përfundimit të projektit. /j.p/