Më 17 janar, hidhen në treg kartëmonedhat e reja 500 dhe 2000 lekë

0
149

Banka e Shqipërisë bën me dije se në duart e qytetarëve nga 17 janari i vitit të ardhshëm do të qarkullojnë dy kartëmonedha të reja.

Bëhet fjalë për prerjet 500 dhe 2000 lekë, të cilat do të qarkullojnë paralelisht me kartëmonedhat e serisë aktuale dhe janë të dizajnuara me teknologjinë më të fundit të fushës dhe janë të pajisura me elemente bashkëkohore dhe të sofistikuara sigurie.

Në qershor 2021, u hodhën në qarkullim dy prerje të tjera – 1000 dhe 10 000 lekë.