“Më ka ikur vajza nga banesa”/ Zhduket e mitura , babai alarmon policinë

0
109

Një e mitur është larguar nga banesa e saj dhe nuk është kthyer më. Denoncimin në polici e ka bërë babai i të miturës.

Aktualisht policia ka nisur punën për gjetjen e të miturës.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 05.05.2022, shtetasi G. P., banues në lagjen nr.11, Durrës, ka kallëzuar se vajza e tij e mitur, shtetasja G. P., është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Punohet për gjetjen e saj.