“Më mirë bëj pushime sesa blej klikime”/ Enca thumbon hapur, me kë e ka këngëtarja

0
64

(Enca) është një nga personazhet më të përfolur në showbizin shqiptar.
Këngëtarja kohët e fundit e ka lënë me një anë muzikën dhe “po shijon” jetën siç ajo e konsideron shpesh në rrjetet e saj sociale. Pas turit të saj të pushimeve nga Tanzania, Dubai dhe më pas Mykonos, së fundmi ka realizuar një “bisedë virtuale” me ndjekësit e saj.

Njëri nga fansat e pyet Encën se pse ajo nuk blen klikime, apo ka frikë se ia bllokojnë. Autorja e hitit “Bow Down” nuk ka hezituar të japë një përgjigje, madje “ka shfrytëzuar” rastin për të thumbuar kolegët e saj.

  • foto galeri
  • foto galeri

S’po them që çdo këngë me një milion klikime në ditë është false, por po them që 90 për qind e tyre janë…Më mirë i harxhoj paratë për pushime dhe biznese të reja sesa për klikime false me kënaq egon. Numrat e tyre nuk përputhen, zemër”, shkruan Enca në përgjigjen e saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu