“Më përndjek, kërcënon, më ka marrë dhe para”, pas denoncimit të së resë, policia arreston 24-vjeçarin në Elbasan

0
220

Denoncimi i një 24-vjeçareje ka çuar në arrestimin e një të riu në Elbasan.

Sipas burimeve zyrtare, në pranga ka përfunduar shtetasi me iniciale A. B., 24 vjeç, banues në Lushnjë, pasi për të ka bërë kallëzim një 24-vjeçare se ai e ka përndjekur dhe kanosur vazhdimisht, si dhe i ka marrë një shumë parash.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.