11.4 C
Elbasan

‘Më ra nga dora’/ Mbyti foshnjen e saj, fqinjët: I ngeci molla në fyt

Gjykata e Korçës ka lënë në masën e sigurisë “arrest në shtëpi” 46-vjeçaren nga Mirasi i Devollit, Irena Zeria, e cila u arrestua për shkak se është dënuar në shtetin grek për vrasjen e vajzës së saj 9-muajshe.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 1995, ndërsa gruaja u arratis nga spitali psikiatrik në vitin 1997. Gjykata ka vendosur të lërë në arrest shtëpie gruan 46-vjeçare për shkak të gjendjes së saj mendore, pasi ajo është diagnostikuar me çrregullim bipolar psikotiok, një diagnozë për të cilën trajtohet edhe me pagë invaliditeti.

Ajo u dënua nga gjykata greke me 20 vite burg për vrasje me paramendim, vendim i cili është dhënë në vitin 2005, 8 vite pas arratisjes së saj nga spitali në Greqi, ndërsa para gjykatës gruaja në gjendje të rënduar mendore ka deklaruar se ajo nuk mbante mend asnjë nga të dyja ngjarjet.

”S’mbaj mend asgjë, s’kam vrarë fëmijë, mua fëmija më ra nga dora. Edhe nga spitali nuk e di si kam dalë”, është shprehur ajo.

Një prej banoreve të fshatit Miras të Devollit, ka hedhur poshtë akuzat për Irena Zerian, e cila është dënuar me 20 vite burg për vrasjen e vajzës së saj 9-muajshe.

Në një prononcim për BW, fqinja e 46-vjeçares tha se Irena është një grua dhe nënë e shkëlqyer. Sipas saj, gjithçka ka qenë aksidentale dhe se vajza e saj ishte mbytur nga një mollë dhe se nuk e kishte vrarë nëna, siç pretendon drejtësia greke.

“Irena është grua e përsosur. Shumë e mirë është. Ne bëmë 30 vite këtu. Është grua e shkëlqyer, nënë e mirë. Nuk arrihet. Si çdo familje, shkoi në emigrim. Lindi fëmijë. Fëmija po hante një mollë. Ka qenë e ngarkuar psikologjikisht. Ajo rendi t’ia heqë mollën që kishte futur në gojë. Ngjarja ka ndodhur aksidentalisht, ua them unë pasi unë kam pirë një kafe me të kur u qetësua dhe u ambientua. Lindi dy fëmijë. Burri më shumë rri në Greqi, kush i rriti fëmijët?! Vajzën e ka në universitet, djalin po ashtu, kush ia rriti, unë?! Joo… por edukata e saj”, tha fqinja e saj.

© SYRI.net

Lajme të tjera

Rruga e vdekjes’/ Tjetër aksident me 3 të vdekur shumë pranë vendit ku ndodhi tragjedia me tifozët e PAOK-ut

Një tjetër tragjedi rrugore është shënuar në Rumani, vetëm pak ditë pas aksidentit fatal ku humbën jetën shtatë tifozë të PAOK-ut që udhëtonin nga...

Tragjedi në Greqi! Shkeli gabimisht gazin teksa parkonte dhe përplasi për vdekje nënën, arrestohet vajza

Një tragjedi e paimagjinueshme familjare ndodhi të hënën pasdite në Elefsina, kur një grua 71-vjeçare humbi jetën në një mënyrë të tmerrshme, duke u...

U nxori armën qytetarëve gjatë sherrit në Tiranë, pezullohet nga detyra efektivi i policisë (EMRI)

Reagim i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit Në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 09.02.2026, në lagjen Laprakë, Njësia Administrative nr. 11,...

Një delegacion i Parlamentit Europian ‘zbarkon’ me mision në Shqipëri

Në Qershor 2025 Kryetari i PD Sali Berisha, deklaroi nga Brukseli se kryetari i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, David McAllister, kishte paralajmëruar...

Dhunoi berberin me shkop gome dhe i dëmtoi makinën, vihet në pranga 25-vjeçari shqiptar në Greqi

Një 25-vjeçar shqiptar u arrestua në qytetin e Pylosit, Greqi, pasi dhunoi pronarin e një berberhaneje dhe dëmtoi automjetin e tij, njoftojnë autoritetet lokale. Sipas mediave greke...

Deputeti Blendi Himçi nuk pyet për urdherin e Berishës! Merr tendera nga institucionet në Elbasan

eputeti i Partisë Demokratike në Qarkun e Elbasanit, Blendi Himçi do të furnizojë me karburant Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Elbasan. Ashtu siç...