Megaoperacion kundër tentativës për të kultivuar kanabis, asgjesohen 6,262 fidanë në Krujë, Lezhë dhe Shkodër

0
46

Policia e Shtetit vijon kontrollet masive të territorit nga toka dhe ajri si edhe megaoperacionet kundër tentativës për të kultivuar kanabis sativa.

3 megaoperacion janë zhvilluar në Krujë, Lezhë dhe Shkodër dhe si rezultat i kontrollev dhe inteligjencës policore janë asgjësuar në total 6262 fidaë dhe bimë narkotike kanabis.

Në Krujë, gjatë kontrolleve në kuadër të fazës së 9-të të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, u gjetën 875 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, konkretisht: 580 fidanë në fshatin Shkretë dhe 295 fidanë në malin e Brretit.

Në qarkun Lezhë, gjatë kontrolleve në kuadër të fazës së 8-të të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Imazhi”, u gjetën 4557 fidanë dhe bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, konkretisht: 1700 bimë në fshatin Gernac, Milot; 1335 bimë në fshatin Selitë, Milot; 1000 bimë në fshatin Kallmet, Lezhë; 289 bimë në fshatin Lester, Milot dhe 233 bimë në malin e Shëngjinit.

Në qarkun Shkodër, gjatë kontrolleve në kuadër të fazës së 4-të të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Alpe të pastra”, në fshatin Sumë, njësia administrative Pult, u gjetën 830 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.