Miss-et dhe modelet në krah të krimit: Si e gjeti policia “gangsteren” e Elbasanit Trejsi Sejdinin në dhomën e armikut të Vis Martinajt?!

0
377

Krahas planeve për eliminimin e njërit-tjetrit, vrasjeve, konkurrencës për kapjen e linjave të kokainës dhe parave, mes kokave të karteleve kriminale duket se ka pasur edhe një garë të heshtur se kush fut në shtrat më shumë mise dhe modele.

Këtë garë duket se për vite me radhë e ka fituar Ervis Martinaj, fati i të cilit vijon të mbetet mister dhe të dominojë lajmet jo vetëm gjatë muajt gusht, por edhe muajin e parë të vjeshtës.

Para se të shfaqej në krah të Deta Kokomanit, farmacistet bukuroshe nga Durrësi, e cila u shpall Miss Univers Albania 2022, Vis Martinaj ka qenë në një lidhje modelen e famshme Oriola Marashi.

Vis Martinaj, i fiksuar pas miseve dhe modeleve, kaqenë i lidhur me E. Sh., E. R, K. B etj., ndërsa Oriola Marashi u hodh më pas në krah të futbollistit Eros Grezda.

Ndërkaq, armiku më i përbetuar i Vis Martinaj, Leonard Duka, i quajtur nga miqtë e tij si “Princi Damian”, një nofkë e cila sipas tij reflekton luksin dhe jetën e tij të shtrenjtë, është shfaqur me modelen Trejsi Sejdini, e shpallur miss Albania 2018.

Në 8 prill 2019, policia ushtroi kontroll në kompleksin “Halili” në Tiranë, ku gjeti një pistoletë tip “Glock”, 68 plumba luftarakë dhe një sasi e vogël hashashi, duke arrestuar personat: Leonard Duka, Oltjan Loga, Elvis Gaçaj dhe Dritan Agaj.

Policia ka gjetur në banesë edhe Trejsi Sejdinin.

Sejdini ka shpjeguar veprimet e saj gjatë asaj dite dhe faktin që ka folur në telefon me Leonard Dukën, të cilin e njihte prej dy vitesh, pasi ishte i fejuari i saj.

Kur ka shkuar në banesën e tij ka parë se aty ishin tre persona bashkë me Leonardin. Derën ia ka hapur Leonardi, ndërsa personat e tjerë ishin në kuzhinë duke biseduar.

Sapo ka hyrë në banesë ka shkuar për të fjetur në dhomë me Leonardin, pasi ishte e lodhur. Në mëngjes, rreth orës 08:00 ka qenë në gjumë, nuk e ka ndjerë Leonardin, kur është ngritur, por ai i ka thënë të ngrihej se kishte ardhur policia për kontroll.

Por teksa policia ka shkuar brenda në apartament, njëri nga katër personat mendohet se ka hedhur pistoletën tip “Glock” nga ballkoni në çatinë e shtëpisë së një banori që rezultoi të mos kishte lidhje me ngjarjen.

Klani Duka vepron në zonën e Dajtit dhe si mburojë politike ka Qefalinjtë. Klani është në kërkim për vrasjen e Santiago Malkos, ndërsa i ka shpëtuar drejtësisë për disa episode trafiku kokaine, armë pa leje etj.

SPAK nuk po zbaton as ligjin anti-mafia ndaj tyre, për pasuritë që kanë me para të pista, por as ndaj Ervis Martianjt dhe klaneve të tjera kriminale./Ekskluzive.al