Mjeti përplaset me autobusin në Qafë Thanë dhe më pas merr flakë, raportohet për disa të plagosur

0
175

Foto ilustruese

Një autobuz është përplasur me një mjet të vogël në Qafë Thanë. Si pasojë e aksidentit, ka shpërthyer mjeti i vogël ndërsa raportohet për disa të plagosur. Ambulanca e spitalit të Prrenjasit ka marrë disa persona të plagosur rëndë, ndërsa është nisur edhe ambulanca e Librazhdit drejt vendngjarjes.

Prrenjas/Informacion paraprak

Rreth orës 16:20, në aksin rrugor Qafë Thanë – Prrenjas, autobusi që drejtohej nga shtetasi I. A., 51 vjeç, me drejtim lëvizjeje Pogradec – Prrenjas, është përplasur me automjetin tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi I. M., 28 vjeç, me drejtim lëvizjeje nga Prrenjasi në drejtim të Pogradecit.

Si pasojë e aksidentit automjeti tip “Benz” është përfshirë nga flakët dhe për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe 5 pasagjerët që udhëtonin me të, të cilët janë transportuar menjëherë në spital, për ndihmë mjekësore.

Gjithashtu, janë shkaktuar vetëm dëme materiale në autobusin që drejtohej nga shtetasi I. A. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Elbasan dhe grupi hetimor, i cili vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.