Momenti romantik i Princi William dhe Kate Middleton që u bë viral në rrjete sociale

0
90

Princi William dhe Kate Middleton u bënë viral në TikTok pas një momenti të ëmbël të postuar në internet.

Një fans i Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit ka postuar një video në të cilën çifti është kapur për dore teksa hyjnë në hotelin ku po qëndronin në Barbados.

Momenti u kap nga Jimmy Rex dhe shumë përdorues të TikTok nxituan të komentojnë videon.

“Sa çift i ëmbël”, ka shkruar njëri, ndërsa një tjetër ka thënë: “Oh, ata duken shumë të relaksuar”.

Princi William dhe Kate Middleton ishin në Barbados për një turne mbretëror tre-javor në Karaibe. Ndërsa ishin atje, fëmijët e tyre, Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis, mbetën në Mbretërinë e Bashkuar me dadon e tyre, Maria Teresa Turrion Borrallo, e cila ka punuar në Kembrixh që kur lindi George./abcnews.al