Moti gjatë javës/ Paradite me diell, pasdite me rrebeshe shiu: Çfarë pritet të ndodhë të enjten

0
67

Edhe kjo javë pritet të jetë ashtu si ajo që lamë pas, sa i përket kushteve atmosferike. Paradite do të kemi diell dhe pasdite reshje shiu dhe rrebeshe herë pas here.

Meteorologia, Lajda Porja raporton se moti do të jetë i tillë deri në ditën e premte, ndërsa të enjten pritet që reshjet të jenë më intensive, të ketë stuhi dhe shkarkesa elektrike.

Temperaturat maksimale pritet të kapin 29 gradë ditën e sotme, ndërsa ato minimale 9-10 gradë në zonat malore.

“Ka nisur edhe kjo javë në ndikimin e motit të qëndrueshëm, ku dielli është prezent në pjesën më të madhe të territorit shqiptar.

Kjo situatë  meteorologjike do të na shoqërojë deri në orën 14:00, ku do të kemi zhvillim të vranësira dhe ku nuk do të mungojnë reshjet e shiut në pjesën më të madhe të territorit  , nuk do të mungojnë edhe rrebeshet e shiut.

Deri ditën e premte, paraditet do të jenë me diell, ndërkohë pas mesdite dhe pasditja do të rrezikohen nga vranësirat dhe reshjet, ku reshje me të konsiderueshme do të ketë dita e enjte, ku herë pas herë do të këtu edhe stuhi të forta ere, shkarkesa elektrike dhe rrebeshe shiu thuajse në të gjithë vendin.

Sa i përket vlerave termike, minimalet do të regjistrohen 9-10 gradë në zonat malore dhe ato maksimale do të shkojnë deri në 29 gradë dhe do të regjistrohen ditën se sotme. Deri në ditën e premte, nuk pritet të kemi ndryshim të dukshëm të vlerave termike ku maksimalja do të jetë rreth 28-29 gradë.

Sa i përket vendeve të rajonit ka pasur ndryshim të dukshëm të vlerave termike, ku Kosova do të regjistrojë temperatura deri në 26 gradë, Maqedonia deri në 208 gradë.

Sa i përket motit, paraditja do të jetë me diell, ndërsa paditje do të rrezikohet nga reshje shiu, thuajse në të gjithë gadishullin e Ballkanit” tha Lajda Porja.r.t/abcnews.al