Moti i keq “ngrin” veprimtarinë e porteve, anijet e peshkimit nuk lejohen të dalin në det

0
63

Vendi ynë prej dy ditësh është përfshirë nga reshje të dendura shiu, duke shkaktuar pasoja në jetë njerëzish, përmbytje dhe dëme të konsiderueshme në infrastrukturën rrugore. Kjo situata ka ndikuar edhe në veprimtarinë e porteve në vend.

Autoritetet thonë se moti pritet të përmirësohet pas datës 23 nëntor dhe deri atëherë anijet e peshkimit nuk u lejohet dalja në det, ndërsa krahas kësaj, po ashtu do pezullohen edhe disa lundrime të tjera Shqipëri-Itali dhe Greqi-Shqipëri.

Njoftimi për portet e vendit:

Duke filluar nga mesnata era do të jetë me drejtim Jug-JugPerëndim. Forca e detit do të jetë 8-9bft , shpejtësia e erës 15-28m/s dhe lartësia e dallgës do të jetë nga 1.8-3.50
Përmirësimi i kushteve të motit pritet mbas orës 10:00 të datês 23 nëntor 2022.

Situata në portet dhe radat paraqitet si më poshtë:

▶️Në portin Durrës për operimin e mjeteve që operojnë në linjën Durrës-Bari-Durrës , do ju njoftojmë në një moment të dytë.Kurse për mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit është i pezulluar lundrimi.

▶️Dy mjetet që operojnë në Portin e Vlorës në linjën Vlorë-Brindisi-Vlorë ndodhen aktualisht në portin e Brindisit.Nesër në mengjes rreth orës 5:00 AM pritet që të mbërrijë në portin e Vlorës vetëm mjeti “Galaxy”kurse mjeti “Ioan Star “ nuk do të niset nga porti i Brindisit për shkak të kushteve të meteorolgjike .Kurse për mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit është i pezulluar lundrimi.

▶️Në portin e Sarandës anijet pasagjere të linjës Sarandë-Korfuz-Sarandë janë nisur nga porti i Sarandës në mëngjesin e ditës së sotme dhe ndodhen aktualisht në portin e Korfuzit.Këto mjete nuk do të nisen ditën e nesërme nga Porti i Korfuzit për në Sarandë por do të qëndrojnë në Portin e Korfuzit.Kurse për mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit është i pezulluar lundrimi.

▶️Në portin e Shëngjinit situata është e qetë dhe pa probleme.

⛔️Për anijet e peshkimit është pezulluar lundrimi deri në përmirësimin e situatës.

Drejtoria e Përgjithshme Detare do ju njoftojë në vijëmësi për çdo ndryshim apo përditësim të situatës meterologjike dhe operimit te mjeteve lundruese në Portet e Republikës së Shqipërisē.