Motori përplaset keq me bordurat në Kuçovë, vdes në vend pasagjerja (EMRI)

0
67

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kuçovë, ku një motomjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurat e rrugës.

Sipas policisë, motori drejtohej nga 20-vjeçari Leonard Pasho, e si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë nëna e tij, pasagjere Natasha Pasho 46-vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Ne rrugën rurale të fshatit Goraj, Perondi, shtetasi Leonard Pasho, 20 vjeç, duke drejtuar një motomjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurat e rrugës. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën, pasagjerja në motomjet shtetasja Natasha Pasho, 46 vjeçe.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu