Në burg për trafik droge, ish-zyrtarja kërkon lirinë në gjykatë

0
49

Ish-zyrtarja e AKSHI-t Erisa Fero e kapur me drogë kërkon lirinë. Fero u arrestua nga policia në Dhjetor të vitit të kaluar bashkë me dy persona të tjerë si pjesë e një grupi që merrej me trafik droge.

Ajo u vu në pranga nga policia në Qafthanë pasi dyshohet se po kryente trafik të lëndëve narkotike dhe në makinën që ajo drejtonte u gjetën 58 kilogramë kanabis.

Fero ishte anëtare e Partisë Socialiste edhe si pjesë e komisionit të numërimit të votave në vitin 2021. Në atë kohë, ajo është kallëzuar në prokurori për manipulim të votave.

Ajo u arrestua së bashkë me Likmend Bashën, djali i një biznesmeni nga Fushë-Kruja dhe me një 17-vjeçar me inicialet M.K.. vajza kishte rolin e transportueses, ndërsa dy djemtë do të monitoronin rrugën ku do të kalonte ngarkesa me 58 kilogram kanabis drejt Maqedonisë së Veriut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu