Në garë me kohën! Sëmundja nuk pret, Shkëlqimi apel shqiptarëve: Më ndihmoni të kryej transplantin e veshkave

0
121

Dhimbja është e fortë dhe sfilitëse, por Shkëlqim Bozhiqi ka shpresë të madhe te ndihma e shqiptarëve. Ai duhet të kryejë me patjetër transplant veshkash në Turqi, një operacion ky, i cili kushton 20 mijë euro, por gjendja e tij ekonomike nuk e përballon një kosto të tillë.

Shkëlqimi është në garë me kohën, pasi gjendja e tij shëndetësore sa vjen dhe bëhet më keq.

“Vuaj nga veshkat, kam dy vajza të vogla, ju lutem shqiptarëve ta vënë dorën në zemër sepse nuk e përballoj. Sëmundja ime dita ditës vjen e rëndohet  se duhet të bëj transpalntin e veshkave. E kam gjetur dhuruesin është mami. Dua ta bëj sa më shpejt se nuk pret edhe puna. Ndihma juaj është e vlefshme për mua, kam dy vajza të vogla. Ju lutem në emër të Zotit të më ndihmoni”, tha ai.

Ai është i martuar dhe ka dy vajza të vogla, të cilat apeluan në emisionin “Mendo për Mua” në Fax News, që shqiptarët të ndihmojnë babin e tyre të shërohet.

“Mendoni për mua dhe për babain tim”, apeloi vajza e vogla.

Të gjithë ju që dëshironi të ndihmoni Shkëlqimin na kontaktoni në:
Instagram: mendo.permua
Facebook: Mendo per mua
Mob: 069 45 45 454
Email: [email protected]
Te dhënat bankare:
Credins bank, Rruga “Vaso Pasha’, Nr.8, Tiranë
Swift code: CDISALTR
Iban: Në Lekë (AL72 2121 1009 0000 0000 0147 5204)
Në Euro (AL62 2121 1009 0000 0000 0176 9876)
Paypal: [email protected]