15.4 C
Elbasan

Negociatat, Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel vjen sot në Tiranë

Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel do të zhvillojë sot një vizitë në Tiranë, ku do të pritet nga Kryeministri Edi Rama.

Në agjendë parashikohet që zyrtari i lartë europian do të pritet nga kreu i qeverisë Rama në orën 10:15. Më pas në orën 10:30, do të zhvillohet takimi me dyer të mbyllura i dy delegacioneve. Ndërsa në orën 11:15 do të zhvillohet konferenca përbashkët për shtyp mes Michel Kryeministrit Rama.

Vizita e zyrtarit të lartë të Bashkimit Europian vjen në një kohë kur po shtohet presioni për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nga vendet e BE, e lidhur sidomos me pushtimin rus në Ukrainë dhe ndikimin që mund të ketë në Ballkan.

Agjenda:

-Në orën 10.15, në bulevardin pranë Kryeministrisë do të zhvillohet Ceremonia e Mirëseardhjes. (Sinjalin me frekuenca satelitore, Youtube dhe Facebook);

-Në orën 10.30, takimi kokë më kokë dhe takimi i dy delegacioneve(FOTO dhe Plane me link wetransfere);

-Në orën 11.15, konferenca për shtyp(Sinjalin me frekuenca satelitore, Youtube, Facebook dhe me kamerat tuaja).

./abcnews.al

Lajme të tjera

Tentoi të digjte me benzinë ish-bashkëshorten në sy të djalit, 12 vite burg shqiptarit në Greqi

Një 52-vjeçar shqiptar është dënuar me 12 vite burg nga gjykata e Volos për tentativë vrasjeje. Sipas mediave greke, shqiptari akuzohet për një ngjarje të...

Kosova, anëtare e Këshillit të Evropës/ Asambleja Parlamentare votoi pro anëtarësimit

Kosova, anëtare e Këshillit të Evropës/ Asambleja Parlamentare votoi pro anëtarësimit. Në përditësim…

Përmbytet si rrallë herë Dubai! Aeroporti kthehet në liqen, anulohen fluturimet, bllokohen edhe rrugët

Shirat e dendura goditën Emiratet e Bashkuara Arabe të martën, duke përmbytur autostradat kryesore dhe duke detyruar shoferët të braktisin automjetet e tyre në...

Me shpejtësi 170 km/orë. Modelja shqiptare në Kroaci përplas për vdekje dy të rinj, motër e vëlla

Kroacia është tronditur nga një tragjedi disa ditë më parë, pasi një 29-vjeçare shqiptare ka shkaktuar një aksident me dy viktima në zonën e...

Fanja pa rrugë, banorët: Në dimër mbytemi nga balta, në verë nga pluhuri. Tre herë deputet, Ballës nuk i skuqet faqja

Fshati Fanjë i cili ndodhet në bashkinë Përrenjas vuan për 800 metra rrugë, pasi rruga është e pakalueshme. Emisioni “Fol” në MCN TV u ndal...

Mjekësia ligjore konfirmon pë**hunimin e personit me aftësi të kufizuar në Mengël të Elbasanit

Dy persona janë arrestuar në Mengël të Elbasanit, pasi dyshohet se kanë përdhunuar një djalë 31 vjeç me probleme të shëndetit mendor. Denoncimi është bërë...