Në një mur të Prishtinës është vizatuar një murale që ka prekur zemrat e mijëra qytetarëve. Një nënë e moshuar, e ulur e vetme në sofrën e shtëpisë, pret fëmijët që i ka larg, në emigrim. Përpara saj, tavolina duket e shtruar, por boshllëku në karriget përreth flet më shumë se çdo fjalë.
Murali është kthyer menjëherë në simbolin e dhimbjes së heshtur që jetojnë shumë prindër shqiptarë. Fëmijë që u larguan për një jetë më të mirë, shtëpi që mbetën bosh dhe nëna që vazhdojnë të presin një telefonatë, një vizitë verore apo trokitjen e derës pas shumë muajsh largësi.
Pamja e gruas së ulur vetëm në sofrën familjare është një realitet që e njohin mijëra familje. Dikur shtëpitë mbusheshin me zëra, me të qeshura e darka familjare, ndërsa sot shumë prindërit numërojnë ditët me mall për të takuar fëmijët që jetojnë larg.
Vizatimi nuk ka nevojë për shumë shpjegime. Ai flet vetë. Flet për emigrimin që zbraz qytetet, për lotët që nuk shihen dhe për pritjen që nuk mbaron kurrë. Për shumë njerëz, ajo nuk është thjesht një vepër arti, por pasqyra e një plage sociale që po lë pas breza të tërë prindërish në vetmi.
Një mur në Prishtinë arriti të tregojë atë që anjë njeri nuk e shpjegojnë dot: dhimbjen e një nëne që pret fëmijët e saj të kthehen në shtëpi.
Veç kësaj nëna e vizatuar është Ferdonije Qekrezi, të cilat forcat serbe në Gjakovë i rrëmbyen 4 djemtë dhe bashkëshortin.


