Neymar mbyll sezonin, me PSG gati dy vite jashtë fushe prej dëmtimeve

0
55

Problemet fizike kanë qenë pengesa më e madhe e Neymar që prej kohës kur u transferua nga Barcelona te PSG. Braziliani ka dëmtuar kaviljen së fundmi dhe është i detyruar t’i nënshtrohet një operacioni dhe sezoni mbyllet për të.

Sulmuesi i talentuar do të jetë një mungesë e madhe edhe për sfidën e rëndësishme ndaj Bayern Munich. Në fakt, mungesa e Neymar ndoshta nuk vihet re shumë, pasi ish-sulmuesi i Barcelonës ka qëndruar më shumë jashtë fushe, plot 731 ditë, pra 2 vite.