Nga Amerika Latine në Elbasan, turistët e huaj të interesuar për kulturën dhe historinë e qytetit

0
94

Këtë verë në Elbasan gjen turistë nga e gjitha bota. Disa vizitorë nga Amerika Latine shprehen të mahnitur me historinë dhe kulturen por thonë se qyteti është shumë pak i promovuar

Këta turistë vijnë nga përtej oqeanit.

Kanë udhëtuar nga Brazili e Argjentina e largët dhe këtë verë gjenden në Elbasan.

Në Shqipëri nuk kanë ardhur për turizëm detar por për t`u njohur me historinë dhe kulturën e vendit tonë.

Në Elbasan thonë se janë mahnitur nga trashëgimia kulturore.

 “Kjo është hera e parë që jemi këtu për të njohur Shqipërinë. Ka një histori të pabesueshme p.sh në këto momente jemi në një vend i cili ka një histori prej 2000 -3000 vitesh dhe për ne që jetojmë në Brazil kjo është shumë e veçantë. Shumë ndryshe nga Brazili. Është një histori shumë interesante,” thotë një turist.

 “Po më pëlqen shumë. Historia është shumë interesante .Ne kemi ardhur në grup më miq nga argjentina dhe brazili dhe Shqipëria ishte një surprizë e vërtetë për ne na pëlqeu shumë,” thotë një turiste.

Elbasani por edhe qytetet e tjera ku janë ndalur u kanë lënë mbresa por shprehen të keqardhur që mungon promovimi.

“Ne kemi ardhur nga Argjentina. Jemi 3 shoqe dhe vendosem të vizitonim këtë pjesë (Ballkanin) që andej nga ne nuk është shumë i promovuar dhe mund të them që na rezultoi shumë mbreslënëse. Është hera e parë për mua në Elbasan dhe në rajon. Shqipëria është një vend shumë i bukur, i vogël dhe na la një përshtypje shumë të këndshme,” thotë një turiste nga Argjentina.

Në Elbasan edhe këtë verë gjen turistë nga mbarë bota.

Qyteti mbetet ende transit për vizitorët të cilët janë kryesisht ditorë.

Kalaja, Rrapi i Bezistanit, Bazilika, kishat e xhamitë mesjetare, shtëpitë karakteristike por edhe llixhat janë disa prej destinacioneve që frekuentojnë turistët.