Ngacmoi seksualisht një vajzë, arrestohet 48-vjeçari në qytetin shqiptar

0
58

Një 48-vjeçar është arrestuar në Gjalkovë, pasi ka ngacmuar seksualisht një vajzë.

Pasi është marrë në pyetje, i dyshuari do të mbahet për 48 orë në polici.

Njoftimi i plotë i policisë:

NGACMIM SEKSUAL/Gjakovë 01.10.2022 – 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e kishte ngacmuar me fjalë të ndryshme të natyrës seksuale viktimën femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. /abcnews.al