Nis mbjellja e patates për eksperimentim. Në Korçë, 12 varietete në testim, fermerëve u rekomandohen fara të certifikuara

0
140

Ka nisur procesi i mbjelljes së patates në fushat eksperimentale të QTTB-së, ku këtë sezon po testohen 12 varietete të ndryshme. Këto prova synojnë të identifikojnë llojet më të përshtatshme për kushtet klimatike dhe tokësore, duke ndihmuar në rritjen e produktivitetit dhe cilësisë së prodhimit vendas.

Specialisti Përparim Kuqo bën me dije se rezultatet e këtyre testeve pritet të shërbejnë si udhëzues për fermerët në zgjedhjen e farës më të përshtatshme për mbjelljet e ardhshme.

“Ne bëjmë testim me pataten, pasi gjatë shtimit të saj bëhet degjenerimi i farës. Prandaj rekomandohet që fara të jetë gjithmonë e certifikuar”, tha Kuqo.

Ndërkohë, fermerëve u rekomandohet që të tregojnë kujdes të veçantë në përgatitjen e farës, duke kryer procesin e bulëzimit përpara mbjelljes, si dhe të përdorin fara të certifikuara për të garantuar një prodhim të shëndetshëm dhe cilësor.

Ndjekja e praktikave të mira bujqësore mbetet thelbësore për të përballuar sfidat e klimës dhe për të siguruar një zhvillim të qëndrueshëm të sektorit bujqësor në vend.

rtsh

GEAR Sh.p.k