Një pikturë e Caravaggios hap muzetë e Romës

0
299

Një nga pikturat më të famshme të piktorit Caravaggio, “Djali i kafshuar nga një hardhucë”, u ekspozua në Romë ndërsa një ekspozitë e re mbi mjeshtrin e vjetër italian u hap të martën në muzeun ”Capitolini”.

“Piktura mund të ketë një kuptim alegorik dhe ndoshta i referohet dhimbjes që mund të rezultojë nga dashuria”, thotë Galeria Kombëtare në Londër, që zotëron një version të pikturës.

Një tjetër version i “Djali i kafshuar nga një hardhucë”, pjesë e koleksionit të historianit të artit italian, Roberto Longhi, është në qendër të ekspozitës në Romë.

Shfaqja, e gjitha nga koleksioni personal me qendër në Firence, përfshin rreth 40 vepra të tjera nga piktorë të shekullit XVII, të frymëzuara nga Caravaggio.

”Ekspozita me pikturat e Caravaggios shënon një sezon të ri ekspozitash pas kësaj periudhe bllokimi dhe është një mënyrë e shkëlqyer e rihapjes së dyerve të muzeve tona”, deklaroi kryebashkiakja e Romës, Virginia Raggi në një deklaratë për shtyp.

Caravaggio (1571-1610) është i njohur për përdorimin e tij revolucionar të “chiaroscuro”, një teknikë që përfton një realizëm të fortë duke hedhur dritë dhe hije në mënyrë dramatike.

atsh

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu