Një shishe e madhe me verë hapet për “Ballkanin e Hapur”, Rama shfaqet i qeshur në krah të Vuçiç dhe liderëve të tjerë (FOTOT)

0
78

Kryeministri Edi Rama ndodhen Beograd ku po mbahet “Panairi i Verës” që është titulluar “Vizioni i Verës” që është organizuar nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut në kuadër të nismës së Ballkanit të Hapur.

Në fund të fjalës së liderëve, organizatorët e këtij panairi kanë hapur një shishe të madhe me verë ku Rama, Vuçiç, Dimitar Kovacevski dhe Dritan Abazoviç shijuan nga një gotë.

Siç mund të shihni në pamjet, Rama shfaqet i qeshur pranë Vuçiçit. Panairi Ndërkombëtar i Verës do të eskpozohet për 4 ditë në kryeqytetin serb ndërsa nesër do të mbahet samiti mes liderëve të Ballkanit të Hapur. Panairi do të mirëpresë prodhuesit më të mirë të verës në rajon me qëllim promovimin e kombinimit unik të shijeve dhe aromave që përfaqësojnë frymën e Ballkanit, gjeografinë e tij dhe pasurinë e tij të varieteteve. Në panair do të prezantojnë produktet e tyre edhe kompani europiane dhe botërore, lider në vreshtari dhe prodhimin e verës. Më shumë se 250 ekspozues nga Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, si dhe nga Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Sllovenia, Hungaria, Italia, Spanja, Franca, Turqia, Argjentina, Kalifornia, Afrika e Jugut, etj, do të jenë pjesë e tij.