Njëri më i bukur se tjetri. Shikoni 7 golat e sfidës, Fiorentina mund 4-3 Milanin

0
148

Milani pëson humbjen e parë në Serinë A dhe është Fiorentina që ja shkakton. Në “Artemio Franchi” kuqezinjtë e nisën shumë keq pas një gafe të portierit Tatarusanu që ua fal vendasve golin e parë ndërsa në shtesën e pjesës së parë ishte Saponara, një ish kuqezi që dyfishon me një gol shumë të bukur.

Pjesa e dytë nis sërish me vrull për Fiorentinën që me një kundërsulm perfekt me Vlahoviç e çon në 3-0 rezultatin dhe kur dukej se ndeshja po shkonte me nje fitore të lehtë, shfaqet Ibrahimoviç.

Fillimisht në 62’ bomber suedez perfiton nga një gabim i mbrojtjes vjollcë ndërsa në 67’ sërish ai shkurton në 3-2 diferencën e golave.

Milani hidhet në sulm për të gjetur barazimin por në 86’ ështe Vlahoviç që ndëshkon sërish kuqezinjtë teksa në sekondat e fundit ka vend edhe për një autugol me duelin që mbyllet 4-3. Një humbje e parë për Milanin por e thellë në rezultat./Ora News/.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu