Noizy publikon këngën e re, Big Kik befason me veprimin

0
150

Pak kohë më parë, bëri bujë në media deklarata Big Kik bëri gjatë një freestyle në “Gjoni Black Entertainment”, ku tha se Noizy e kishte hequr pa asnjë arsye nga grupi “OTR”. Këtij diss-i, Noizy iu përgjigj përmes një postimi në Instastory, ku shprehej se ishte vetë reperi Big Kik që u largua nga grupi, teksa shtonte se gjithçka e bënte për vëmendje.

Ndërkohë, dy orë më parë Noizy publikoi dhe projektin më të ri që mban titullin “1 herë e mirë”. Disa vargje të tekstit të këngës mund të interpretohen si diss-a ndaj artistëve të tjerë por vetë reperi ka reaguar duke thënë se nuk bëhet fjalë për një gjë të tillë.

 

Në një postim në Instagran, Noizy ka sqaruar: “Në fakt ju e keni prit diss për disa artista specifik, por kjo nuk është diss, është një këngë vetëm me fakte. Kujt t’i djegë le ta mbajë. #1HEREMIRE Real Talk jo Diss. Nëse do bëj diss me emra do bëj vetëm për ato që ia vlen.“, shkroi reperi.

Por mesa duket situata mes Noizy-t dhe Big Kik është qetësuar, pasi ky i fundit ka habitur me veprimin e fundit që ka bërë kundrejt këngës së re të tij. Ai ka postuar këngën e Noizyt në story duke u shprehur: “S’ka reklamë të keqe. Shkoni dhe shpërndani ca dashuri”. /abcnews.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu