Noizy thirret në gjykatë për çështjen e Laert Haxhiu, i akuzuar për vrasje dhe atentate

0
133

Këngëtari Rigels Rajku (Noizy), është paraqitur këtë të mërkurë, 6 maj në GJKKO, në cilësinë e dëshmitarit në gjyqin ndaj Lart Haxhiut.

Seanca gjyqësore është planifikuar të mbahet ditën e sotme, lidhur me episodin e vendosjes së tritolit në dyqanin e Noizy-t në Durrës.

Laert Haxhiut po gjykohet veçmas si kreu i një grupi kriminal për 14 krime të rënda, përfshirë vrasje, atentate, shpërthime me tritol dhe grabitje me armë.

Haxhiu, që mbahet në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë dhe nuk dihet nëse do të marrë pjesë në seancën e kësaj të mërkure.

Sipas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme AntiKorrupsion, tritoli u vendos me urdhër të Laert Haxhiut, i akuzuar për një sërë veprash kriminale, pas sherrit të Noizy-t me një tjetër reper, Kleviol Ahmeti, i njohur me pseudonimin Cllevio Serbiano.

Asokohe, në rrjetet sociale doli edhe videoja kur Noizy pati një sherr fizik me Cllevio-n, duke i shkaktuar mpiksje gjaku në kokë.

Ishte i penduari i drejtësisë Artan Tafani ai i cili zbuloi porositësin e vënies së tritolit, Haxhiun, i cili nuk kishte hezituar pasi kishte parë dhunën e ushtruar ndaj shokut të tij, Cllevios.

Haxhiu, është dënuar me burg përjetë për atë që njihet si Masakra e Lushnjës, ngjarje e ndodhur në 2017-ën.

Më 4 tetor 2025, Prokuroria e Posaçme çoi në gjyq Laert Haxhiun dhe dy të tjerë të akuzuar si të përfshirë në vrasje e disa ngjarje të tjera kriminale.

Përmes një njoftimi zyrtar, SPAK tha se Haxhiu, në rolin e drejtuesit të grupit, është pjesëmarrës dhe porositës i tre vrasjeve: ekzekutimit të Çajup Selimit në Tepelenë, Fridman Xhaferrajt në Korçë dhe Alban Semakut në Peqin.

© SYRI.net

GEAR Sh.p.k