“Nuk e vrau varka, por shteti”, sot protesta në Elbasan

0
60

Ngjarja e rëndë e ndodhur të martën e 2 gushtit në plazhin e Potamit në Himarë, ku humbi jetën 7-vjeçarja Jonada Avdia, e cila u përplas nga skafi i drejtuar nga punonjësi i policisë, Arjan Tase, tronditi gjithë shoqërinë shqiptare.

7-vjeçarja u përcoll për në banesën e fundit, ditën e djeshme, ndërsa sot pritet të zhvillohet në orën 19:00 protesta në qendër të Elbasanit në sheshin Gensher.

Në protestë pritet të kërkohet dorëheqja e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nanos dhe ministres Kumbaro.