‘Nuk është fare argëtues’, Dafina Zeqiri reagon ‘e zemëruar’ për ‘BB VIP’

0
145

Publiku zgjodhi të eleminonte Dj Dagz dhe Dj PM nga “Big Brother VIP”, ku ata ishin një lojtar i vetëm.

Megjithatë, një televotim tjetër u hap për ta, dhe ata u ndanë, publiku zgjodhi të rikthente Arbrin (Dagz), ndërsa Pajtimi u largua.

Komente të shumta ka pasur në rrjetet sociale për daljen e tyre, si dhe për të preferuarit.

Mes tyre edhe këngëtarja Dafina Zeqiri.

 

Në një postim të bërë në “InstaStory”, ajo ka ngritur pikëpyetjen se si ka mundësi që dy nga banorët më të pëlqyer të publikut dolën.

“DJ PM dhe DJ Dagz. Big Brother nuk është argëtues pa juve djema! Njerëzit më të dashur të publikut dolën? Budallallëqe”, ka shkruar këngëtarja Zeqiri në postimin e saj.

 

Ajo i njeh djemtë edhe jashtë, të cilët i ka kolegë dhe miq, dhe e ka shprehur edhe më parë mbështetjen për ta.

Image