Nuk është me inat por me takat e ndonjëherë me fat!

0
48

Nga Erion Murataj

S’ka dyshim që ligjvënësit tanë nuk meritojnë as respekt jo më rritje page nga taksat e qytetarëve.
Por në raste të veçanta vlen të mendosh dhe pozitivisht.
I tillë është rasti I Qaniut, deputeti që zëvendësoi superstarin kandidat të foltores për bashkinë Elbasan.
Është I tillë si rast sepse së paku Qaniu nuk akuzohet për asnjë aferë dhe pas zgjedhjeve të 2021 nuk lincoj e as akuzoi njeri për mos marrjen e mandatit, model I cili ishte krejt I kundërt për superstarin e foltores.
Qaniu s’ka premtuar kurrë filma sepse pa dyshim ka jetuar filmin e shpifur që politika na bën me zor ta shohin çdo ditë.
Shumë e kanë kërkuar, shumë e kanë pritur nga ligjvënësit tanë një bonus page për të përmbushur e justifikuar llogaritë e pista por nuk është me inat kjo punë.
Superstarët nuk kanë kurrë fat për sa kohë kanë luajtur me fatet e qytetarëve.
Përjashto ndonjë si Qaniu, deputeti I ri i opozitës së Elbasanit të tjerët i bëfshin halle si të qytetarëve rrogat e ngritura.
Për të papëfaqësuarit kam një mesazh, ndonjëherë vlen më shumë të kesh të lartë moralin sesa pagën por këtë mund ta kuptojnë vetëm burrat jo burat. 😉

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu