Nuk ka fonde, Bashkia e Peqinit nuk paguan dot rrogat e punonjësve

0
68

Punonjësit e Bashkisë së Peqinit prej muajsh nuk po marrin në kohë rrogat. Një prej bashkive me mungesë investimesh në Infrastrukturë, ku dhe projekti i Rilindjes Urbane nuk arriti, nuk siguron dot të ardhura as për të paguar 239 punonjësit e saj.

Duke qenë se bashkia është një prej mundësive të pakta të punësimit në këtë zone, frika e humbjes se vendit të punës bën që njerëzit të mos flasin para kameras.

Por nga të dhënat e siguruara pranë Bashkisë së Peqinit, dhe konfirmimeve zyrtare brenda saj rezulton se punonjësit e administratës kanë 3deri në 6 muaj paga të prapambetura. Vonesat kanë prekur edhe punonjësit e drejtorive të shërbimeve publike, të cilët paguhen me 1 deri në 2 muaj vonese.

Kryetari i bashkisë së Peqinit, Lorenc Tosku pohoi se problem është i vjetër. Ai thotë se këtë situatë e ka gjetur që kur mori mandatin përpara tre vitesh. Kryebashkiaku shpreson që deri në fund të vitit t’u jepen të gjitha pagat punonjësve të shërbimeve publike.

Për pjesën e administratës synohet që të paktën të reduktojnë muajt e pagave të prapambetura. Por kjo mbetet një zgjidhje momentale. Largimi i popullatës, si dhe mbyllja e bizneseve po tkurr gjithmonë e më shumë vlerën e mbledhjes së taksave. Aq sa nga të ardhurat e taksave vendore Bashkia e Peqinit nuk paguan dot as punonjësit, ndërsa për investime shpreson vetëm nga fondet e qeverisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu