“O Klod, mos të lutem”/ Dyshimet për përdhunimin e një vajze, policia nis kërkimet për identifikimin e autorëve

0
226

Pas publikimit të një video në rrjetet sociale, ku një vajzë përdhunohet nga një person, ndërkohë një tjetër e filmon, ka reaguar Policia e Shtetit.

Kjo e fundit në një deklaratë për mediat, bëri me dije se po hetohet për identifikimin personave të përfshirë në ngjarje.

Po ashtu mësohet se policia do të marrë dhe videon origjinale nga portali JOQ, që të bëhet kështu më e lehtë për identifikimin e personave të përfshirë në këtë akt të rëndë.

 

 

Reagim i Policisë së Shtetit

Strukturat hetimore të Policisë së Shtetit, sapo janë njohur me një video të publikuar në portalin JOQ, në të cilën shfaqet nje shtetas që kryen marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase, duke u filmuar nga një shtetas tjeter, janë vënë menjëherë në lëvizje dhe vijon puna hetimore për përcaktimin e vendit dhe kohës kur ka ndodhur ky rast, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve përgjegjës.

Ndërkohë, strukturat hetimore të Policisë së Shtetit kanë administruar në cilësinë e provës materiale, videon origjinale të dërguar në portalin JOQ.

Policia e Shtetit fton qytetarët që kushdo që ka informacion mbi këtë rast, të telefonojë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimat të plotë.

Por për çfarë bëhet fjalë?

Një video tronditëse u publikua dje nga redaksia e JOQ ALBANIA, ku thuhet se një i ri i ka kërkuar nipit të tij ta filmojë teksa ai përdhunon një vajzë.

Siç edhe dëgjohet nga videoja, vajza ulëret që ai të ndalojë, por është e pamundur. Ndërkohë nuk mungojnë të sharat nga i riu që quhet Klodi.

Vajza e gjendur në dhunën e të riut e ka të pamundur të bëjë diçka, teksa Klodi kryen marrëdhënie seksuale.

Sipas raportimeve nga JOQ ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në fshatrat e Shkodrës.

Nuk dihet koha se kur është bërë videoja, por është hera e parë që këto pamje kanë mbërritur në redaksinë tonë.