Parashikimi i motit, çfarë ndodh me temperaturat javën e ardhshme

0
68

Vendi ynë ka hyrë zyrtarisht në stinën e vjeshtës; por java që presim përpara na rezervon përsëri mot me diell si dhe temperatura (relativisht) të larta.

Në këtë mënyrë duke filluar nga dita e Hënë dhe deri ditën e Enjte moti parashikohet kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe vranësira të pakta deri mesatare kalimtare. Sipas SHMU në relievet malore në orët e mesditës këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra dhe të izoluara në formën e shtrëngatave apo stuhive.