Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë mirëpret vizitorë në çdo stinë

0
103

Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë mbetet një nga destinacionet më të preferuara të turistëve vendas dhe të huaj.

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Damian Gjiknuri ka publikuar sot një fotogaleri nga ky park.

“Ditë të mbarë me peizazhin e mrekullueshëm nga Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë, i cili në stinët pranverë – verë mirëpret vizitorë të shumtë”, shprehet ai.

Parku ofron pamje fantastike. Ai ka një florë dhe faunë të jashtëzakonshme dhe bukuri marramendëse.

Parku Kombëtar i Ekosistemit Shebenik – Jabllanicë shtrihet në verilindje të vendit tonë, në kufijtë e administrimit pyjor të Librazhdit dhe ka sipërfaqe të përgjithshme prej 33 927,66 ha, ku pjesën kryesore e zënë pyjet, pastaj kullotat, tokat bujqësore ato jo prodhuese, shkëmbore, si dhe trojet.

Parku shtrihet brenda këtyre kufijve të Bulqizës, Steblevë me rrugën Librazhd- Dorëz, ura e lumit Rapun, pranë fshatit Zagosht, shkalla e Lunikut, fshati Llange,