PD do të mbledhë nesër Kolegjin e Kryetarëve, masat që pritet të merren: U penguam nga dhuna e 8 janarit

0
164

PD do të mbledhë nesër Kolegjin e Kryetarëve. Lajmi është bërë i ditur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi. Mbledhja do të zhvillohet në orën 16:00 dhe do të diskutohet mbi kalendarin dhe masat për organizimin e partisë në zbatim të vendimit të Kuvendit Kombëtar të datës 18 Dhjetor.Sipas Bardhit miratimi i programit organizativ nuk u bë dot për shkak të protestës së zhvilluar më 8 janar në selinë blu, ku njëkohësisht po zhvillohej mbledhja e strukturave të PD.

Nesër, datë 12 Janar, ora 16:00 do të zhvillohet mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve të PD për diskutimin mbi kalendarin dhe masat për organizimin e partisë në zbatim të vendimit të Kuvendit Kombetar të datës 18 Dhjetor “Për miratimin e programit organizativ të Partisë Demokratike”, që nuk u realizua dot për shkak të dhunës në datën 8 Janar. Në mbledhje merr pjese edhe Sekretariati i Partisë. Programi i diskutuar, propozuar dhe miratuar nga Kolegji i Kryetarëve, do ti nënshtrohet më pas miratimit nga Kryesia e Partisë.

Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi”