PD ndërron bravat edhe në Elbasan

0
151

Situata në Partinë Demokratike vijon të jetë e tensionuar mes dy kampeve të krijuara pas shpalljes së ish kryeministrit Sali Berisha “non grada”.Pas akuzave nga mbështetësit e Berishës, se kryedemokrati Lulzim Basha ndërroi bravat në selinë blu në kryeqytet, duket se e njëjta gjë po qarkullon edhe në selitë në rrethe. Nëpërmjet një statusi në rrjetin social facebook deputeti Luçiano Boçi ka reaguara ashpër, nën titullin “Të kësh frikë nga anëtarësia”. Teksa shpreh indinjatën e tij për ndërrimin e bravës , Z. Boci thotë se PD I takon anëtarëve të saj, duke I kujtuar demokratëve të marrin pjesë në referendumin e së shtunës I cili do të mbledhë vota për shkakrkimin e Lulzim Bashës.
TË KESH FRIKË NGA ANËTARËSIA
Edhe në Elbasan PD ndërron bravat e dyerve!!!???
Me urdhër nga lart kuptohet.
Ndonëse po vrapojnë për të zyrtarizuar përçarjen, janë në panik nga……anëtarësia dhe verdikti i saj.
E tmerrshme se si mund të përfundojnë në këtë derexhe.
Po vota nuk është thjesht një letër që hidhet në një kuti.
Vota është shpirt e mendje!
Votën anëtarësia e ka shprehur e ka dhënë çdo ditë kudo, në familje, në klub, në biseda me njëri-tjetrin.
Po ne sa e sa herë i kemi ftuar i kemi thirrur të votojnë,
duke rrahur gjoksin e duke thënë: sa shumë janë njërëzit tanë?
Tani ju i përzeni, ju i refuzoni, i mbyllni derën e shtëpisë së vet?!
Ju qofshi në marrëzinë tuaj!
Dyert dhe mund t’i mbyllni po e vërteta e vullnetit të tyre nuk mund të kyçet.
Anëtarësia do ta shprehë vullnetin e saj në referendum.
Mos keni iluzione se i ndaloni dot duke futur në xhep bravat!
E shtunë dt 18 nga ora 08-17.00
PD I TAKON ANËTARËVE TË SAJ!
Përtej pretendimeve të deputetit Boçi ka reaguar edhe kreu I Partisë Demokratike në Elbasan Eugen ISaj , I cili ka preferuar ti përgjigjet nëpërmjet një aforizmi të Ben Jonson.
“Heshtja është përgjigja më e mirë për shpifjet”.
I kontaktuar Z. Isaj refuzon të ketë ndryshuar bravën e selisë blu. Ai pohohon se kampi tjetër edhe më herët nuk e ka patur celësin e godinës së partisë demokratike, pasi prej kohësh nuk e frekuentonin. Z. Isaj në vijim garanton se ndërrimi I bravave nuk I ngjason aspak figurës së tij, por shton se kurrësesi të shtunën nuk do të lejohet që votat për shkarkimin e Lulzim Bashës të kryhen nga godina e selisë blu.