Përkujtohet dita e Holokaustit! Duhet luftuar gjuha e urrejtjes.

0
84

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar, Fondacioni Besa & Shalom dhe Instituti për Dialog Ndërfetar dhe Ndërkulturor ftuan një nga personalitetet më të rëndësishme të Këshillit Lidership Hebre Musliman, Rabin Lody B. van de Kamp shumë anëtarë të shoqërisë civile dhe personalitete shqiptarë të shquar morën pjesë në forum e organizuar online. Në këtë organizim morën pjesë  Kryetari I Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja. Deputetja e PD Flutura Açka, Kryetare e Komisionit të edukimit dhe informimit të Kuvendit të Shqipërisë. Florenc Spaho deputet i PS  znj Alba Çela, Drejtore Ekzekutive e AIIS;

Dr. Arben Ramkaj, Drejtor Ekzekutiv i Institutit për Dialog Ndërfetar dhe Ndërkulturor; znj Bruna Menalla, Përfaqësuese e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi etj.

Kjo është një nga ngjarjet më të rëndësishme në Shqipëri, në nderim të viktimave të holokaustit. Nga ky forum, u kuptua se shumë nisma bashkëpunuese për të bashkuar grupe të ndryshme sot mund të na frymëzojnë. Kjo lidhje duhet të forcohet. Gjuha e urrejtjes dhe imazhet antisemite dhe islamofobe janë në rritje në politike në internet dhe në mediat sociale. Shumë përpjekje bashkëpunuese për të bashkuar grupe të ndryshme mund të na frymëzojnë sot e në vazhdim. /Elbasani flash